Celebrities Showbiz

Bebe Rexha bëhet nostalgjike, ndan me ndjekësit një foto nga fëmijëria e saj!

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të famshme në botë, e cila nuk ngurron asnjëherë të tregojë me krenari për rrënjët e saj sa herë që t’i jepet rasti. 32-vjeçarja së fundmi është bërë tejet nostalgjike me postimin e saj të fundit në Instagram.

Bebe ka ndarë një foto nga fëmijëria ku shihet përkrah stërgjyshes së saj shqiptare. Fotografia është realizuar në Gostivar të Maqedonisë kur këngëtarja ishte katër vjeçe. Krahas fotos ajo shkruan:

Unë me stërgjyshen në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeçe.

Gjithashtu së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se është bërë pjesë e një reklame së bashku me aktorin e njohur të humorit, Kevin Hart. Ajo ka realizuar një reklamë të re për radion e famshme “SiriusXM”, pjesë e së cilës është dhe prezantuesi i famshëm. “SiriusXM” në reklamën e re promovon mënyrën se si radio gjendet në çdo pajisje teknologjike dhe jo vetëm në radio.

Rikujtojmë se, Bebe Rexha ka dhuruar së fundmi 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës pasi ky i fundit ka nevojë për furnizime mjekësore për të ndihmuar pacientët që luftojnë kundër COVID-19. Teksa ka dhuruar 10 mijë dollarë, Bebe Rexha ka bërë një postim në Instagram duke u kërkuar mijëra ndjekësve të saj që të ndihmojnë dhe të dhurojnë sado që të kenë mundësi.

Këngëtarja ka publikuar pak kohë më parë albumin e saj të fundit “Better Mistakes”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku duke u renditur kështu në ‘top list’-at e klasifikimeve. Teksa të gjithë ishin kuriozë për mesazhet që këngëtarja ka pasur si qëllim të përcjellë me anë të këtij albumi, Bebe tregoi në një intervistë edhe motivin kryesor, duke ofruar kështu një mbështetje të madhe për fëmijët dhe personat që kanë probleme të shëndetit mendor.