Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani ‘hap zemrën’: “Lumturia nuk lidhet vetëm me një partner!”

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

E ftuar ditën e djeshme për të folur për gjithë karrierën e saj në emisionin ‘Ëndërrtjerrësit’ në Top Channel, prezantuesja nuk mund t’i shpëtonte pyetjes aq shumë të përfolur lidhur me jetën e saj private. A është e lumtur Bora Zemani?

Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plotë, jetën time profesionale e kam shumë të plotë, unë kam një djalë që është si drita dhe ma mbush pjesën më të bukur të ditës.

Ditën e djeshme Bora ‘trazoi rrjetin’ teksa paralajmëroi se do të publikojë një këngë të titulluar ‘Nuk jam si ti‘. Vetëm pak minuta më vonë me të njëjtin model, Beatrix Ramosaj na zbuloi se do të lançojë këngën e saj dhe titulli u duk si një kundërpërgjigje ndaj Borës.

Teksa Bora më pas tregoi se ishte thjesht një shaka 1 Prilli, ndërkohë nga ana tjetër, Trixa e mbajti fjalën dhe e publikoi këngën e saj vetëm në formë ‘demo’ pasi ende nuk ishte gati.