Celebrities Gossip Music Showbiz

Butrint Imeri po sjell një tjetër hit?

“Dale” është kënga më e fundit e Butrint Imerit, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarët e njohur Kida dhe Ledri Vula. Kënga arriti të numëronte mbi 15 milion klikime në vetëm 11 ditë pas publikimit. Një hit i cili ka kaluar kufijtë dhe po dëgjohet në të gjithë botën. Kënga u klasifikua në vendet e para të listave në vendet si Zvicër,Gjermani dhe Itali.

Pavarësisht këtij super bashkëpunimi Butrinti ka vendosur të mos ndalojë dhe ka publikuar disa sekonda nga kënga e tij e re që akoma nuk dihet një datë e saktë për lançimin e saj. Video e publikuar në llogarinë e tij të Instagramit na bën të mendojmë se kënga që po vjen është një këngë dashurie.

Mos vallë kënga do të përcjellë ndonjë mesazh që ne duhet ta kuptojmë patjetër?

Butrinti gjithashtu përflitet të ketë qenë në një lidhje me moderatoren Kiara Tito. Për këto spekulime ai nuk ka folur asnjëherë hapur, por Kiara së fundmi në një intervistë ka treguar se nuk ka qenë kurrë një lidhje me këngëtarin dhe është mërzitur nga kjo e pyetje e cila i bëhet shumë shpesh.