Showbiz

Camila Cabello dhe Shawn Mendes konfirmojnë lidhjen

Që pas ndarjes nga Matthew Hussey dhe publikimit të klipit “Senorita” në bashkëpunim me Shawn Mendes, të gjithë mendojnë se Camila Cabello është në një romancë me këtë të fundit.

Shpeshherë ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit madje duke u kapur për dore e duke u përqafuar. Më në fund duket se dyshja e kanë konfirmuar lidhjen e tyre pasi janë parë duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

Shawn momentalisht është në një turne muzikor në San Fransisko ndërkohë që Camila ka shkuar për ta takuar. Ata janë fotografuar sërish në një lokal ku kanë shkëmbyer edhe puthjen e shumëpritur.