Showbiz

Camila Cabello dhe Shawn Mendes publikojnë klipin e bashkëpunimit të tyre

Gjithmonë është përfolur se Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë diçka më shumë sesa thjeshtë një shoqëri mes tyre dhe falë klipit që sapo kanë publikuar këto teori janë përforcuar edhe më shumë.

Pak orë më parë dyshja e artistëve kanë publikuar klipin e bashkëpunimit më të fundit muzikor “Senorita” dhe vetëm në momentet e para mund të vihet re se ka një kimi mes tyre.

Gjatë klipit të kësaj prurjeje këngëtarët shihen duke kërcyer, flirtuar dhe duke kaluar momente intime në dhomën e një hoteli.

Edhe pse Camila është në një lidhje me mësuesin Metthew Hussey, fansat nuk mund të mos flisnin për të dhe për Shawn.