Rajoni

Dhuna në Prishtinë, 7 policë të plagosur

Gjatë protestës së opozitës në Prishtinë, organet e rendit kanë shoqëruar në polici 22 persona. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë se Kosovës, Baki Kelani, i cili shtoi se si pasojë e dhunës janë plagosur 7 zyrtarë policorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por ka edhe të tjerë që, sipas tij, nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjithashtu, në protestat e dhunshme ka pasur edhe një sërë dëmesh materiale, ku mbi 10 automjete kanë pësuar dëmtime, 4 nga të cilat i përkasin policisë.