Celebrities Gossip Showbiz

Dy vëllezërit Shaqiri duket se kanë plane për të ndihmuar balerinët e rinj të vendit tonë…

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit. Pas daljes së tij ai pati dy dalje televizive, teksa para pak minutash dha intervistën e tij të parë për TAR në ‘Wake Up’ e cila u transmetua dhe në Top Channel.

Një surprizë i ndodhi Ilirit gjatë kësaj interviste ku ku u bashkua vëllai i tij, gjithashtu balerini i njohur Olti Shaqiri, i cili me anë të një bisede telefonike së bashku me të vëllain na zbuluan jo pak gjëra lidhur me planet e tyre me vendin për të ardhmen.

Olti: Jam pak më i mbyllur, ai është oratori i shtëpisë. Ai e di që e dua fort dhe i uroj gjithë të mirat dhe kaq nuk kam çfarë ti them. Kur e takova ishte super në formë. Telefonata e parë e tij isha unë, më mori me mamin, me gruan dhe aty folëm disa sekonda se kishte shumë gjullurdi të madhe. Nuk kam parë as veten time te Amici sa kam parë Ilirin.

Iliri: Kemi bërë bashkëpunime bashkë.

Olti: Po thotë një surprizë më të madhe. 

Iliri: Sado jemi të njëjtë, aq jemi dhe të ndryshëm dhe kjo na ka afruar shumë. Më shumë se sa nje gjë që është lidhje gjaku. Ajo që i them Oltit gjithmonë, kam dashur ta kem në krah. Tani që ëshë shumë i pjekur, i them ti je baraz me mua në çdo aspekt, shpresoj që një ditë ta bëjmë bashkë në Tiranë projektin tonë me shumë profesionistë të tjerë. Dëshira ime është që ti jepet mundësi talenteve të reja, sidomos për sa i përket koreografisë, të kenë mundësinë për të realizuar ëndrrën për të qenë dikushi në jetë.

Olti: Kjo është ëndrra që kemi pasur bashkë gjithmonë. Kemi ikur me një pishman shumë të madh që po lëmë një copëz të vendit tonë. Me gjithë kontaktet që kemi pasur jashtë shtetit, ti hapim një derë për ndonjë punë. Në ambientin tonë s’është e thjeshtë të gjesh njerëz që të trajtojnë mirë. Se kemi pasur aq kollaj.

Iliri: Ne kemi çarë vet. Kush do e ketë shansin ta ketë këtë bursë studimi do ketë shansin të jetë i ndjekur. Shumë veta kanë talent, punojnë por nuk dinë pastaj ku të shkojnë dhe çfarë të bëjnë.

Balerini gjithashtu gjatë kësaj interviste tregoi më shumë se si e përjetoi në fillim të eksperiencës së tij, kur hyri i pari në shtëpi, si po përshtatet me gjithë jehonën e madhe të programit dhe vëmendjen pas fitores. Cilat kanë qenë disa nga momentet e paharrueshme për Ilirin brenda shtëpisë dhe marrëdhënia e tij me banorët e tjerë jashtë shtëpisë.