Celebrities Film & Tv Showbiz

Edhe Cardi B e paska pasur një fiksim dhe më në fund arriti që ta takonte!

Reperja e njohur Cardi B së fundmi ka bërë realitet ëndrrën e saj, të cilën mesa duket e ka pasur qëkur ka qenë adoleshente. Fituesja e shumë çmimeve ‘Grammy’ ka qenë shumë e lumtur që ka takuar një nga aktorët e serialit të njohur ‘Twilight’. Bëhet fjalë për Robert Pattinson.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë krijuesja e hitit të njohur ‘Bodak Yellow’ nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Twitter nga ku kishte shkruar:

Shikoni kë takova! U ndjeva si adoleshente!

Në video-n e postuar Cardi ndërkohë që po rregullonte flokët e saj dëgjohet duke thënë gjithashtu që të gjithë të shikonin mikun e saj. Takimi u zhvillua ditën e enjte në një eveniment për nder të kryeredaktorit britanik të ‘Vogue’ Edward Enninful, i organizuar në hapësirën artistike UTA dhe të projektuar nga Ai Weiwei në Beverly Hills. Të pranishëm ishin gjithashtu Gabrielle Union, Salma Hayek, Serena Williams, Katy Perry, Orlando Bloom, Tracee Ellis Ross, Cindy Crawford, Kaia Gerber, Jesse Williams dhe më shumë. Dark Knight, së bashku me Zoë Kravitz, Paul Dano dhe Colin Farrell. Filmi do të shfaqet premierë në kinema në datën 4 mars të vitit 2022.

Vlen për t’u përmendur se para pak ditësh 29-vjeçarja mori një dhuratë nga Goldberg, personazhi i Penn Badgley në serialin e ‘You’ në Netflix. Dhurata kishte të bënte me një kapelë të ngjashme me kapelën e personazhit kryesor, të qepur me përshëndetjen e tij të famshme.

Përshëndetje, ti.

Kapela erdhi gjithashtu me një shënim, të shkruar vetë me Goldberg.

Përshëndetje, ti. Përndjekja dhe vrasja ime mund të më bëjnë një fanatik të çertifikuar, shtatë ditë në javë, por më solli edhe tek ty. Cardi B, ju keni një mënyrë të veçantë me mediat sociale. Ju jeni kuptimplotë. Substanciale. Mua thjesht më pëlqeni. Mezi pres të të shoh duke shkëlqyer me këtë kapelë. Por sigurisht shpresoj që të mos zhdukesh.