Celebrities Gossip Pardon My French

Ekskluzive/ Meridian Ramçaj konfirmon lidhjen  e Anës me Arsimin!

Meridiani ishte ai që nxiti publikun të mendonte se mes Ana Lleshit dhe Arsim Abdulit po lindte një marrëdhënie dashurie.

Pas fjalëve në portale se Ana dhe Arsimi mund të jenë bashkë, ne patëm të ftuar vetë Ana Lleshin në Top Albania Radio për të vërtetuar të vërtetën. Ajo u shpreh se “Ku ka zë nuk është pa gjë” në një farë mënyre konfirmoi lidhjen e saj, por pa dhënë më shumë komente dhe detaje…

I ftuar sot në studion e Top Albania Radios ishte opinionisti, Meridian Ramçaj në programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

Gjatë intervistës nuk kishte kishte si të mungonte edhe tema e diskutimit rreth programit “Për’puthem” në të cilin edhe vetë epinionisti ka shkaktuar polemika me konkurrentët apo edhe me Arjan Konomin.

Por ajo ku do të fokusohemi tani, siç e përmendëm edhe më lart  është marrëdhënia e Anës me Arsimin dhe Meridiani na e konfirmoi publikisht, tashmë nuk do të ketë më dyshime…

Janë shumë pozitivë të dy si natyrë… Ana duket pak grifshë, pak e egër në TV, domethënë të jep këtë përshtypje, por po të rrish me Anën është tjetër natyrë, tjetër njeri, ndërsa Arsimi është shumë i edukuar shumë i qetë… Uroj që largësia mos të ndikojë te të dy…

Pra, Meridiani dashur pa dashur, sapo konfirmoi lidhjen e Anës dhe Arsimit…