Celebrities Live From Tirana

Juna për një nga banoret e “BBV”: “Kam menduar se do të ishte femër lider aty brenda…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishin të ftuar në studio dy nga ish-banorët e edicionit të parë të “Big Brother”, Juna Vata dhe Nardi. Në pjesën e dytë të emisionit ish-konkurrentët u pyetën se a kanë patur situata në këtë edicion ku janë përfshirë emocionalisht dhe kë shohin më real nga çiftet e krijuar. Zbuloni më shumë në këtë link. 

Në pjesën e tretë të emisionit ish-konkurrentët u pyetën sa i përket ndarjes në dy kahe. Shumë banorë janë aty brenda dhe diskutohen më shumë Iliri dhe Donaldi. Si e shohin këtë situatë Juna dhe Nardi?

Juna: Nuk është problemi tek Iliri dhe Donaldi por tek të tjerët që kanë bërë shumë gjëra ne jetë por aty fshihen, ju pëlqen ta kenë mirë me të gjithë. Unë kam pritur shumë nga Arjola, kam menduar se do të ishte femër lider.

Nardi: Arjola është lider, i ka përballuar shumë mirë debatet me Donaldin. Monika ka bërë ndryshim drastik dhe ka bërë shumë mirë. Monika besoj që edhe jashtë ashtu është.

Si ka qenë jeta pas “Big Brother” për Junën dhe Nardin?

Nardi: Ne na mbajnë mend edhe sot e kësaj dite. Nuk e kisha fare të vështirë të ambientohesha kur dola jashtë. Pashë punët e mia si sot e kësaj dite.

Jona: E kam shijuar shumë, më dha shumë suport në muzikë tek pjesa e live-s.

Nga ky edicon kush do të dalë fitues sipas opinionit të Junës dhe Nardit?

Nardi: E vështirë, në finale shoh Ilirin, Donaldin, Arjolën. Fitoren ta marrë kush të dojë. 

Jona: Nuk kam asnjë ide sepse ngjarjet kanë ndryshuar. Në finale shoh Donaldin, Ilirin, Arjolën, Einxhelin dhe Egzonën, më pëlqen.