Dilema Sociale Sociale

Enio Civici: Vendimmarrja për mbylljen është e gjitha politike, jo mjekësore…

“Dilema Sociale” nisi sot si çdo të enjte, por këtë herë me një sondazh të ngritur për mbylljen apo orën policore.

Pyetja që shtrohej ishte nëse një tjetër mbyllje do të ishte vendimi i duhur apo fatale jo vetëm psikologjikisht, por edhe ekonomikisht.

I ftuar në studion e Top Albania Radio-s për të diskutuar mbi këtë çështje ishte eksperti i ekonomisë së politikës, Enio Civici.

Gjatë intervistës me Eno Popin, Civici shprehet se e shikon mbylljen në rrafshin  politik.

Ka gjithmonë një vemdim politik sepse në fund të ditës me gjithë respektin për shifrat edhe për cilësinë e mjekësisë apo për dijen që kemi mbi virusin, vendimin do ta pësojmë ne as virusi, as statistikat, as numrat, por ne. Kështu që politikisht duhet të ishte korrekte dhe e drejtë.

Sa i përket vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Enio Civici mendon se është thjesht një paralajmërim që procedon në varësi të rasteve në vend.