Celebrities Gossip Showbiz

J Balvin bëhet baba për herë të parë!

Artisti i njohur latin, J Balvin është bërë baba për herë të parë. Këtë e ka njoftuar partnerja e këngëtarit, Valentina Ferrer nëpërmjet një postimi në Instagram, me një foto të këmbës së vogëlushit të porsalindur.

Modelja ka shkruar:

4 ditë me dashurinë më të mirë.

Sipas një burimi, dyshja thuhet se janë bërë me djalë dhe e kanë pagëzuar me emrin Rio. Rikujtojmë, se J Balvin dhe Ferrer njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë në muajin prill.

Rikujtojmë, se pak kohë më parë, J Balvin ka ndarë me ndjekësit problemet e tij me shëndetin mendor. Këngëtari tha se ka filluar të ketë sërish probleme me ankthin dhe depresionin.

Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët, me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju.

Madje kolumbiani ka arritur deri aty sa ka shprehur se nuk ka patur dëshirë të jetojë.