Celebrities Gossip Showbiz

“Ja dalim bashkë”, Klea dhe Elgiti na emocionojnë me postimin më të fundit!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe dy vite më parë u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Pak më parë, bukuroshja ka ndarë me ne një foto krah partnerit të saj të zemrës dhe mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar është shumë emocionues dhe na tregon sa e mbështesin dyshja njëri-tjetrin.

Ja dalim bashkë

Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.

Vetëm para pak kohësh, djali i tyre Krid festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi që t’i bënte një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë surprizë që i bëri Kleas.