Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Jessie J konfirmon romancën e re me basketbollistin Chanan Safir Colman!

Së fundmi, këngëtarja e njohur, Jessie J ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me basketbollistin, Chanan Safir Colman. Këngëtarja dhe basketbollisti danezo-izraelit u panë duke u puthur në një takim dreke në Los Angeles.

Në fotot e marra nga ‘Daily Mail’, 34-vjeçarja dukej se nuk mund t’i largonte sot duart nga Colman. Pavarësisht se mbante një maskë për fytyrën si mbrojtje nga COVID-19, këngëtarja e “Bang Bang” ende gjeti një mënyrë për të përqafuar Colman gjatë daljes. Këngëtarja ishte e veshur me një bluzë të bardhë, streçe të zeza dhe atlete shumëngjyrëshe.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë në mars kur Jessie ishte me Colman për një udhëtim pune në një ishull në Karaibe. Jessie postoi disa foto nga udhëtimi, duke përfshirë një foto në grup me dorën e Colman të mbështjellë rreth belit të saj.

Lajmi për lidhjen e Jessie-t vjen pesë muaj pasi ajo zbuloi se pësoi një abort, duke e quajtur si ndjesia më e keqe në botë. Rikujtojmë, se Jessie ka pasur një lidhje të gjatë me Channing Tatum nga viti 2018 deri në vitin 2019. Ata u ribashkuan në janar 2020 përpara se të ndaheshin përgjithmonë në pranverën e po atij viti.

Këngëtarja e njohur rreth 6 muaj më parë pësoi një abort spontan dhe që prej atëherë, ka shtuar në peshë. Artistja e shumë hiteve ka marrë 10 kilogramë dhe kjo ka shtyrë disa ndjekës ta pyesin se mos është shtatzënë, një pyetje që mesa duket e ka lënduar atë.