Celebrities Showbiz

Ju njohim me trendin më të ri të syzeve nga Kim Kardashian!

Kim Kardashian njihet për stilin e saj tepër ekstravagant dhe të guximshëm për sa i përket modës. Thënë kjo, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi mbrëmjen e djeshme një foto ku shihej e gjitha e veshur me të zeza. Megjithatë, ajo që ra në sy, ishte një aksesor shumë i veçantë i saj.

Kim e kishte kompletuar ‘look’-un e saj me një palë syze të mëdha me skelet të mbuluar tërësisht nga pellushi dhe ky duket se do të kthehet shumë shpejt në një trend. Kim nuk u mjaftua vetëm me këtë detaj prej pellushi pasi dhe çantën e saj e përzgjodhi po me këtë material. Ndër komentet nën postim, të shumtë ishin fansat që e cilësuan këtë stil si një veshje tipike për Halloween.

Kjo nuk është hera e parë që Kim guxon me stilin e saj. Më herët ajo është shfaqur e veshur e tëra me të zeza, kur themi e tëra e kemi fjalën dhe për fytyrën… Një kostum i zi lëkure, nga koka e deri tek këmbët e ka bërë atë të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm.

Gjithashtu dhe paraqitja e saj në “Met Gala” nuk mbeti pa u komentuar. Kim Kardashian bëri një hyrje madhështore në këtë event por pa treguar fytyrën e saj! Ajo i befasoi të gjithë teksa mori pjesë në “Met Gala” me një veshje të pazakontë. E frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, ajo kishte mbuluar plotësisht fytyrën me veshjen e zezë Balenciaga.