Aktualitet Gossip Ndryshe Showbiz

Flutura Açka i rrëfen të gjitha në Top Albania Radio…

Shkrimtarja dhe njëkohësisht kandidatja për deputete e PD-së, ishte sonte e ftuar nëpërmjet linjës telefonike në Top Albania Radio.

Më parë kemi përmendur se Paloma nuk do të prezantojë për shkak të infektimit me COVID-19 dhe pranë Salsanos sonte ishte në bashkëmoderim kolegia e spektaklit të humorit “Portokalli”, Arjola Demiri.

Flutura Açka, e cila prej vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Holandës, duke e ditur se kanabisi atje lejohet të konsumohet me ligj, na shuan kuriozitetin nëse ka arritur ta provojë…

Prezantuesja “provizore” Arjola Demiri ishte ajo që e pyeti nëse ka provuar ndonjëherë çokollatë me kanabis:

Jo, por kam provuar kek me kanabis… Ngaqë sa e provova hëngra pak, nuk ndjeva ndonjë gjë dhe nuk kam ndonjë joshje për ta provuar për së dyti… – shprehet Açka.