Showbiz

Këngëtarët kanadezë publikojnë bashkëpunimin e parë, a e dini se për çfarë flet kënga?!

Këngëtarët e famshëm kanadezë, Justin Bieber dhe Shawn Mendes kanë publikuar para pak orësh bashkëpunimin e tyre të parë. Deri më tani projekti ka rezultuar një sukses i vërtetë me më shumë se 2 milionë klikime në “Youtube”. Kënga e dyshes mban titullin “Monster” dhe do të jetë pjesë e albumit “Wonder” që Mendes pritet ta publikojë së shpejti.

Kjo këngë vjen si një rrëfim për jetën e tyre si personazhe të njohur, se si fama i ka ndryshuar dhe problemet që shoqërohen me të. Gjatë një interviste, Mendes është shprehur: “Kjo këngë është për mënyrën se si shoqëria i ngre në piedestal personazhet e famshëm dhe më pas i shikojnë duke u rrëzuar dhe kjo duket sikur është pjesë e argëtimit. Dhe është e vështirë. Dhe Justin u zhyt thellë në këtë këngë. Unë dhe ai, edhe dje, folëm bashkë për 1 orë në celular dhe patëm biseda shumë të thella. Ky është një moment i plotë për mua, ky djalë ishte arsyeja pse unë nisa të këndoja.

Unë isha vetëm 9 vjeç kur doli kënga “One time” dhe unë u përfshiva shumë në të. Ai ishte si Elvis për mua. Kjo është një nga këngët më të veçanta që unë kam shkruar, sepse ne kemi bërë biseda shumë njerëzore bashkë dhe kemi treguar të vërtetat tona në të”.

Pritet që këtë këngë, Justin Bieber dhe Shawn Mendes ta performojë për herë të parë bashkë në një skenë për “American Music Awards”.