Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur Taylor Swift shet avionin e saj privat!

Së fundmi këngëtarja Taylor Swift  ka shitur një prej avionëve të saj privatë, një Dassault Falcon 900, mes raporteve për përpjekjet e saj për të kufizuar gjurmimin e fluturimeve. Ndërsa detajet e transaksionit mbeten të pazbuluara, një Dassault 900 i ri mund të kushtojë deri në 44 milionë dollarë.

Swift tani zotëron një avion privat, një Dassault 7X. Planet për të udhëtuar të Swift janë të shumta, duke përfshirë koncertet e ardhshme në Tokio dhe një udhëtim për të mbështetur të dashurin e saj në Super Bowl në Las Vegas.

Duke pasur parasysh preferencën e saj për avionët privatë, shqetësimet për ndikimin mjedisor janë shfaqur, veçanërisht pas raportimeve për emetimet e larta të karbonit nga avionët e saj privatë. Zëdhënësi i Swift zbuloi blerjen e saj të kredive të karbonit për të kompensuar këtë, por kritikat kanë vazhduar.

Ndërkaq, avokatët që përfaqësojnë Swift po ndërmarrin veprime ligjore kundër një studenti të kolegjit në Florida, i cili ka gjurmuar avionët privatë të VIP-ave të ndryshëm dhe figurave publike, duke përfshirë edhe vetë Swift. Jack Sweeney, studenti në fjalë, konfirmoi për CNN se ai mori një letër ndalimi nga avokatët e Swift në lidhje me llogaritë e mediave sociale që ai operon për të monitoruar fluturimet e Swift. Lajmi u raportua fillimisht nga Washington Post.

Rikujtojmë, se pas rekordeve të 2023-shit, Swift bëhet artistja e parë në historinë 66-vjeçare të çmimeve Grammy që fiton katër herë për albumin më të mirë të vitit. Me Midnights, ylli i popit ia kaloi Stevie Wonder-it, Paul Simon-it dhe Frank Sinatra me nga tre trofe në këtë kategori. Më parë, Swift ka fituar për “Fearless”, “1989” dhe “Folklore”. Çmimi për këngën më të mirë shkoi për Billie Eilish me “What Was I Made For?” ndërsa për “Regjistrimin më të mirë të vitit” u vlerësua Miley Cyrus me “Flowers”.