Botë e Çuditshme

Kërkohet “I arrestuari më seksi në botë” pas Jeremy Meeks! Fotoja e tij në rrjet ‘çmend’ vajzat!

Autoritetet britanike janë duke kërkuar për një hajdut të dënuar që ta kthejnë atë në burg dhe falë mediave sociale ai ndoshta po kalon një kohë të vështirë me anonimitetin. Policia në West Yorkshire, e vendosur në Britaninë Veriore, tha se Jonathan Cahill u lirua nga burgu shtatorin e kaluar por ata besojnë se ai ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe duan ta kthejnë atë.

Një foto e Cahill, 37-vjeç, u postua nga policia në internet, u përhap përmes mediave sociale dhe tërhoqi një përgjigje nga shumë gra që zyrtarët mund të mos e kishin pritur.

Ndërkaq, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter zyrtarët njoftuan se:

A mund të na ndihmoni të gjejmë Jonathan Kejllin? Ai është 37-vjeç dhe besohet se banon në zonën e Wakefield. Ju lutemi ndani apelin tonë më poshtë dhe na kontaktoni nëse mund të ndihmoni oficerët tanë për ta gjetur atë. 

Një grua admiruese e bukuroshit Cahill shkoi në koment këto fjalë:

Shpresoj që ai të mos jetë jashtë në të ftohtë. Unë kam një dhomë rezervë nëse ai dëshiron. Oh dhe një palë pranga.

Një tjetër admiruese tha:

Cili është krimi i tij, ka thyer zemra apo shtëpi?

Një tjetër vijon duke shprehur se:

Ai mund të thyejë dhe të hyjë në ambientet e mia në çdo kohë.

Postimi i fotos së Cahill ka nxitur më shumë se 7,000 komente në faqen e Policisë së West Yorkshire. Disa përdorues e kanë krahasuar atë me të arratisurin amerikan Jeremy Meeks, i cili u quajt “i arrestuari më seksi në botë” në vitin 2014. Meeks filloi një karrierë modelimi pas lirimit nga burgu.