Celebrities Gossip Showbiz

Këto janë yjet e showbiz-it në pritje të ëmbël!

Shtatzania është një nga periudhat më të bukura të një vajze e të një çifti sigurisht. Duket se, disa yje nga showbiz-i shqiptar dhe i huaj, janë duke përjetuar këtë fazë të bukur në jetën e tyre tashmë.

Kur bëhet fjalë për showbiz-in shqiptar, moderatore dhe artiste të ndryshme janë në pritje të ëmbël. Arbana Osmani, prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur e publikut shqiptar, momentalisht është në pritje të ëmbël, teksa lajmin e bukur e dha vetë ajo në finale e “Big Brother Vip Albania”.

Dojna Mema një tjetër prezantuese shumë e dashur dhe e komentuar është poashtu në pritje të fëmijës së saj të parë.

Kristina Baki, është një tjetër vajzë e showbiz-it shqiptar, e cila momentalisht është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë, yjeve të showbiz-it shqiptar që po presin të bëhen nëna, u shtohet edhe këngëtarja Zaimina Vasjari.

Por duket se edhe showbiz-i i huaj ka disa artiste të cilat po presin të bëhen nëna së shpejti. Rihanna, këngëtarja shumë e dashur dhe e pëlqyer, momentalisht po pret të bëhet nënë për herë të parë.

Ndërkohë edhe e dashura e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodrigues është në pritje të ëmbël dhe madje së shpejti familja e saj do të shtohet jo me një, por me dy anëtarë.