Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian ka frikë të nisë një marrëdhënie të re?!

Kim Kardashian duket se edhe pse një e famshme, në fund të ditës mbetet një vajzë me pasiguritë e veta, që duket se janë shtuar pas ndarjes me ish-bashkëshortin e saj Kanye West.

Në shkurt të këtij viti Kim dhe Kanye u divorcuan pas 7 vitesh martesë. Ndërkohë që reperi 43 vjeçar nuk priti shumë për të nisur një romancë të re me modelen ruse Irina Shayk në muajin mars, ylli i reality show “Keeping Up With The Kardashians”, nuk ka ndërmend të lidhet me dikë të paktën për një kohë të gjatë. Ndonëse aludimet kanë qenë të shumta për ndonjë romancë të mundshme, ajo i ka hedhur poshtë. Një burim pranë Kim tha për “Us Weekly” se ajo shqetësohet se ndoshta meshkujt nuk dëshirojnë të jenë pranë saj, duke pasur parasysh sa publike ishte lidhja e saj me Kanye West.

Ajo nuk është përqendruar në takime romantike në këtë moment, sepse shqetësohet se djemtë nuk do të duan të dalin me të për shkak se marrëdhënia e saj me Kanye ishte shumë publike.

Burimi shtoi se 40-vjeçarja e ka shumë të vështirë t’i besojë dikujt.

Ajo e di se sa e vështirë është të fitosh besimin e dikujt kështu që mendon se do të duhet kohë para se të lejojë dikë në jetën e saj private. Ishte e lehtë me Kanye sepse ata ishin miq më parë, kështu që kishin besim te njëri-tjetri për vite me radhë.

Nga ana tjetër, Kanye po shijon romancën e re me Irina Shayk, ndonëse thuhet se Kim se dinte prej kohësh këtë gjë.

Rikujtojmë se, bukuroshja nuk besdiset fare nga fakti që Irina është e dashura e tij e re, për aq kohë sa bashkëprindërimi shkon mirë.