Showbiz

Kur Armina Mevlani takon Nicole Scherzinger

Si gjithmonë për influencuesen më të famshme në Shqipëri kjo është periudha më e ngarkuar dhe më e bukur e vitit pasi udhëton në kryeqytetet më të bukura për Javën e Modës.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale e kemi parë Armina Mevlanin të pranishme në sfilatat e mbajtura në SHBA, Milano, Londër apo Paris ku shtëpi të ndryshme të modës lançojnë koleksionin e tyre të ri.

Momentet më të bukura ajo i ka xhiruar me celularin e saj e një ndër to ka qenë takimi me këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger. Në videon e shkurtër që Armina ka postuar në historinë e Instagram-it, Nicole përshëndet të gjithë shqiptarët dhe sigurisht ky moment na ka bërë shumë të gëzuar.