Showbiz

Lady Gaga konfirmon romancën e saj të re

Këngëtarja e famshme Lady Gaga kohët e fundit është përfolur për një lidhje me kolegun e saj Bradley Cooper me të cilin aktroi në filmin “A Star is Born” ku ai gjithashtu ishte edhe regjisor.

Aludimet arritën kulmin kur nisi të përflitej se Gaga është në pritje të ëmbël me fëmijën e aktorit i cili sapo i dha fund marrëdhënies së tij 4-vjeçare me modelen Irina Shayk.

Asgjë nuk është ashtu siç duket dhe këtë e ka konfirmuar vetë Gaga. Këngëtarja është fotografuar me të dashurin e saj të ri Dan Horton.

Dyshja janë fotografuar teksa drekonin së bashku ndërkohë që Lady Gaga ngrihej disa herë nga tavolina për t’i dhuruar puthje.