Celebrities Gossip Music Showbiz

Lady Gaga nis së shpejti turneun botëror, detaje nga “Chromatica Ball”…

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja e famshme Lady Gaga do të nisë turneun e saj botëror “Chromatica Ball” në qytetin perëndimor gjerman të Duseldorf më 17 korrik. Janë planifikuar koncerte në 14 stadiume në mbarë botën. Koncerti i hapjes në Dusseldorf do të pasohet me shfaqje në Stokholm, Paris, Londër, Toronto, New York, Çikago, San Francisko dhe Los Anxhelos, ndër të tjera.

Duseldorfi do të jetë i vetmi qytet në Gjermani që do të jetë pjesë e turit, duke lënë pas kryeqytetin e Berlinit dhe qytete të tjera të mëdha si Mynihu dhe Hamburgu. Gaga, 12 herë fituese e çmimit “Grammy” ka shitur 36 milionë kopje dhe videot e saj kanë arritur 60 miliardë klikime në mbarë botën. Ajo ka mbi 55 milionë ndjekës në Facebook dhe 51 milionë në Instagram. Në maj 2020, Lady Gaga publikoi albumin e saj të fundit dhe të gjashtë “Chromatica”.

Gaga rikujtojmë se së fundmi mori masa për të mbrojtur shëndetin e saj mendor gjatë aktrimit të personazhit të saj në “House of Gucci”. Këngëtarja e hitit të “Rain on Me”, luan në filmin e Ridley Scott si Patrizia Reggiani, një grua e famshme për komplotin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci.

Gaga, e cila vazhdon të marrë vëmendjen e çmimeve të mëdha për performancën e saj, tha për ‘Variety’ se ajo zgjodhi të kishte një infermiere psikiatrike të pranishme gjatë fundit të xhirimeve të saj. 35-vjeçarja ka treguar se i është dashur një punë shumë e madhe pë rolin e saj në filmin e “House of Gucci”. Këngëtarja ka treguar se ka qenë shumë e angazhuar dhe se ka punuar shumë për pjesën e përshtatjes së saj me theksin italian.