Showbiz

Lady Gaga pëson një rënie dramatike nga skena gjatë performancës në Las Vegas

“Enigmë” quhej shfaqja e Lady Gaga në Las Vegas që duhet theksuar se ishte pikërisht e tillë.

Gjithçka po shkonte për mrekulli deri në momentin që këngëtarja vendosi të thërrasë në skenë një prej fansave që ndodhej në sallë për të performuar bashkë me të.

Menjëherë pas ngjitjes në skenë fansi e mori në krah këngëtaren dhe nisi të kërcejë së bashku me të dhe ky ishte momenti kur gjërat morën për keq.

Ata të dy u penguan dhe ranë nga skena e lartë duke trembur të gjithë të pranishmit. Edhe pse Gaga u rikthye për të vazhduar koncertin, pas përfundimit të tij ajo u dërgua menjëherë në spital ndërkohë që video e këtij momenti u bë viral në pak minuta.