Celebrities Gossip Showbiz

Ledri pëson një incident rrugor dhe ju jep ndjekësve mesazhin e rëndësishëm!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Vetëm para pak orësh, reperi lançoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Lumi B dhe Gjiko, njëkohësisht dy miq të tij shumë të mirë.

Ende pa bërë 24 orë nga publikimi kënga ka kaluar 600 mijë klikime. “Ça bone?” është projekti më i ri i sjellur nga tre artistët.

Pak më parë, Ledri ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ka pësuar një incident të vogël rrugor dhe kjo si shkak i pakujdesisë së tij. Teksa po i jepte makinës ai ka goditur një kosh plehrash, pasi ishte duke përdorur telefonin. Reperi ka vendosur ta publikojë këtë situatë që i ndodhi dhe ta ndajë me ndjekësit, duke ju dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm që të gjithë duhet ta kemi parasysh.

Kujdes, mos e përdor telefonin kur i jep makinës, video që sapo e patë është bërë nga një profesionist 

Epo, jo gjithmonë do të jeni fatlum ndaj tregohuni të kujdesshëm!

Rikujtojmë se i ftuar në “Pardon My French”, Ledri zbuloi shumë detaje nga jeta e tij personale duke filluar nga njohja me Sarën, fillimi i karrierës së tij tek grupi Skillz, marrëdhëniet me kolegët dhe me ish- menaxherin e tij për të cilin u përfol se ishte në një zënkë prej vitesh, por reperi tregoi se asgjë nuk është e vërtetë, pasi kanë ndarë vetëm rrugët profesionale.

U ndamë profesionalisht, nuk ndodhi asgjë mes nesh, thjesht kemi patur punët tona dhe nuk jemi takuar.