Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula versioni vajzë? Rina Balaj ‘i vjedh’ reperit epitetin…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar një Instastory, ku shfaqet një dhi (kafsha e cila simbolizon pavarësinë, ambicien, këmbënguljen dhe refuzimin për t’u nënshtruar) dhe krahas shkruhet:

Kur të po presin të rrëzohesh, por ti je një dhi 

Kujtojmë se së fundmi edhe Ledri Vula e ka quajtur veten (nga anglishtja, G.O.A.T, më i miri i të gjitha kohërave) dhe madje edhe titulli i albumit të tij më të fundit mban të njëjtin emër. Mos ndoshta Rina e konsideron veten G.O.A.T versioni vajzë të showbiz-it tonë?

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.