Showbiz

Luana Vjollca nominohet për 2 çmime në eventin e muzikës në New York

Luana Vjollca po korr një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore dhe kjo vërtetohet nga shikueshmëria e madhe e klipeve të saj.

Po aq i suksesshëm është bashkëpunimi me këngëtarin ndërkombëtar Faydee, “Yalla Habibi” që është publikuar vetëm 2 ditë më parë.

Në një publikim të bërë në Story të faqes zyrtare të eventit muzikor “Dolce Vita” në New York, zbulohet se Luana është nominuar në 2 kategori; ajo e bashkëpunimit më të mirë ndërkombëtar si dhe këngëtarja më e mirë shqiptare.

Kujtojmë se Luana do të jetë një ndër të ftuarat speciale ditën e sotme në koncertin madhështor në Sheshin Skënderbej në orën 18:00 në kuadër të 15 vjetorit të platformës më të madhe të shqiptarve, Digitalb.