Showbiz

Maluma bën ndryshimin drastik pas vizitës në një spital fëmijësh në Miami

Këngëtari latin Maluma është i famshëm jo vetëm për projektet e tij të suksesshme muzikore por edhe për ‘look-un’ e kuruar dhe flokët të stiluar në mënyrë perfekte.

Pas vizitës në një spital fëmijësh në Miami ai ka lënë të vegjlit e sëmurë me kancer që të argëtohen duke prerë flokët e tij.

Ky ishte një gjest solidarizimi nga ana e këngëtarit. Me anë të një video-je ku ka dokumentuar gjithçka, u shpreh se megjithëse nuk e përjeton dot dhimbjen e tyre përgjatë kemioterapisë, dëshiron t’u tregojë se është me ta.

Gjatë vizitës, Maluma ka kënduar, ka bërë foto, ka biseduar dhe në fund ka lejuar që gjithësecili prej tyre të priste një tufë nga flokët e tij.