Showbiz

Menjëherë pas ndarjes, Lady Gaga dyshohet për një lidhje të re

Lady Gaga javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes po vetëm për sukseset e saj si këngëtare dhe aktore por edhe për jetën private.

Menjëherë pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Oscar”, Lady Gaga konfirmoi ndarjen nga i fejuari i saj Christian Carino me të cilin kishte në plan të martohej shumë shpejt.

Më pas ajo u përfol për një lidhje intime me kolegun dhe mikun e saj më të mirë Bradley Cooper por kjo teori u rrëzua shumë shpejt nga dyshja e famshme.

Tashmë mendohet se ajo është një lidhje të re me aktorin e filmit “Avengers”, Jeremy Reenner. Burime për “Us Weekly” kanë konfirmuar se ata po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin madje, Gaga shkon shumë mirë edhe me vajzën e tij.