Celebrities Gossip Showbiz

Mesazhe të fshehta dhe mllef, çfarë po ndodh mes ish-partnerëve të Kourtney Kardashian?!

Scott Disick duket se shpërtheu në urrejtje kundër ish-partneres së tij Kourtney Kardashian në mesazhet e fshehta dërguar së fundmi ish të dashurit të saj, Younes Bendjima. Nga kjo ndodhi, ky i fundit nuk ishte asapk i kënaqur. Ylli i “Flip It Like Disick”, i cili i dha Kourtney-t dhe Travis Barker-it ‘bekimin’ e tij për marrëdhënien e tyre disa muaj më parë, sulmoi fotografitë provokuese të nënës së fëmijëve të tij dhe muzikantit, në mesazhet e zbuluara nga Younes në Instagram.

Modeli Younes Bendjima, postoi një screenshot në Instagram të bisedës së tij me Scott Disick. Në to lexonte:

Hej, a është mirë kjo vajzë? Çfarë është e gjithë kjo? Në mes të Italisë…

Younes, pavarësisht se ishte 10 vjet më i ri se Scott, tregoi më shumë pjekuri për lumturinë e ish partneres së tij në bisedën e supozuar private teksa ai iu përgjigj:

Nuk ka rëndësi për mua përderisa ajo është e lumtur. P.S: Unë nuk jam shoku yt.

Dhe pasi dyshja nuk ndjekin njëri -tjetrin në Instagram, Scott do të duhej të dilte nga rruga e tij për t’i dërguar mesazhe Younes në lidhje me marrëdhënien e tyre të mëparshme. Duke e bërë shumë të qartë se ai dhe Scott nuk ishin kurrë në marrëdhënie të mira, Younes vazhdoi të shkruante:

Mbani të njëjtën energji që kishit për mua publikisht, privatisht.

Deklarata dukej se ishte në referencë të Scott duke deklaruar në ribashkimin Keeping Up With The Kardashians se ai donte të ‘vriste’ këdo që lidhej me Kourtney, siç edhe vetë deklaroi. Younes më vonë vazhdoi të shkruante në një Instastory tjetër.

Nuk mund të mungonte ky. Ai po luante për një kohë të gjatë, u përpoq të qëndronte i qetë dhe të ishte djali i mirë. 

Younes dhe Kourtney qendruan së bashku nga viti 2016 deri në 2018 pas marrëdhënies së saj me Scott, babai i tre fëmijëve të saj, Mason, 11 vjeç, Penelope, 9 vjeçe dhe Reign, 6 vjeç. Revista “People” raportoi se marrëdhënia e saj me modelin algjerian, i cila ishte 23 vjeç kur ata filluan të takoheshin, filloi të krijojë probleme të cilat u përkeqësuan pasi u publikuan fotot e tij duke puthur një grua tjetër në Meksikë. Një burim tha në atë kohë se:

Nuk përfundoi mirë.