Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Muma zbulon pagën e tij të parë, sa ishte dhe nga cili artist?!

Muma është një artist me kuptimin e plotë të fjalës, dhe kur bëhet fjalë për të, fansat duan të dinë gjithçka. Në intervistën e tij në “Pardon My French” Muma nuk nguroi të zbulojë ekskluzivisht për Top Albania Radio, nga arsyeja pse nuk pëlqen të dalë në intervista televizive, deri në dejate për këngën “Pa Ty”.

Një artist i palodhur, i cili tregon se talenti nuk mjafton për të patur sukses, por duhet të ndërthuret me durimin dhe pasionin për artin, Muma zbulon sa ka qenë paga më e vogël që ka marrë nga shkrimi i një kënge.

100 mijë lekë ka qenë pagesa më e ulët. Unë kam qenë shumë falenderues. M’i ka dhënë Kledi Bahiti për këngën e Erik Lloshit.

Ai gjithashtu tregoi se ka patur raste që ka shkruar këngë për të cilat nuk i është publikuar emri. Kjo ka ndodhur si pasojë e dëshirës së tij sepse ka patur nga ata që kishin dëshirë të kishin një tekst të Mumës, por ai vetë e ka ditur që nuk është diçka profesionale. Ai ka treguar se e ka bërë, duke ia thënë troç që nuk shkon asgjëkundi më këtë. Por si ndihet Muma për faktin që shumë këngë të suksesshme të tij janë kënduar nga artistë të tjerë?!

Shumë hite mbajnë emrin tim. Unë nuk jam egoist. Unë si artist në fushën e këndimit mbase nuk kam yllin në ballë.

Ndër të tjera, Muma nuk humbi rastin të shprehë falenderim dhe mirënjohje për Vedat Ademin, i cili është një artist që ai e veçon shumë dhe sado kohë të kalojë ai kur e sheh atë kujton veten para 10 vitesh. Vedati ka qenë pikërisht ai që i ka dhënë dritën jeshile.