Bota Botë e Çuditshme

Mund të lëshojnë valë gravitacionale, studim i ri në lidhje me “mbeturinat” e yjeve!

Sipas një studimi që disa shkencëtarë paraqitën së fundmi “qeset e mbeturinave” që formohen kur yjet masive vdesin, mund të lëshojnë valë gravitacionale. Hulumtimi udhëhiqet nga Ore Gottlieb, një bashkëpunëtor në Qendrën e Universitetit Northwestern për Eksplorimin dhe Kërkimin Ndërdisiplinor në Astrofizikë (CIERA). Ndër autorët e studimit është dhe drejtoresha e CIERA, Vicky Kalogera.

Deri më tani astrofizikanët kanë zbuluar vetëm valë gravitacionale nga sistemet binare, bashkimet e vrimave të zeza ose nga dy yje neutron. Edhe pse astrofizikanët teorikisht duhet të jenë në gjendje të zbulojnë valët gravitacionale nga një burim i vetëm, jo-binar, ata ende nuk e kanë kuptuar se nga vinë këto sinjale. Studiuesit e Universitetit Northwestern sugjerojnë të kthejnë vëmendjen në një vend të ri dhe plotësisht të paeksploruar, qeset e mbeturinave dhe energjike që rrethojnë yjet masive që vdesin.

Studiuesit përdorën simulime moderne për të modeluar rënien e një ylli masiv. Kur këta yje kthehen në vrima të zeza, ato mund të krijojnë rrjedhje të fuqishëm të grimcave që udhëtojnë me shpejtësinë e dritës. Simulimet e modeluan këtë proces që nga momenti kur ylli shkatarrohet deri në arratisjen e grimcave.

“Kur llogarita valët gravitacionale nga rajoni i vrimës së zezë, gjeta një burim tjetër që ndërpreu llogaritjet e mia. U përpoqa ta injoroja, por e pata të pamundur ta injoroja. Pastaj kuptova se “qesja” ishte një burim interesant i valëve gravitacionale”,-thotë studiuesi Ore Gottlieb. Observatori i Valëve Gravitacionale LIGO me interferometrin e tij lazer mund të jetë në gjendje të zbulojë këto valë gravitacionale. Gottlieb thekson se studimi është një thirrje për komunitetin për t’i konsideruar qeset si burim valësh gravitacionale.