Gossip Love & Sex Showbiz

“Na bashkoi i njëjti pasion”, aktori i njohur Nicolas Cage rrëfehet për gruan e tij të pestë!

Aktori i njohur Nicolas Cage së fundmi ka treguar detaje interesante për historinë e dashurisë me gruan e tij, Riko Shibata, e cila është 30 vjet më e re. Nicolas u martua në shkurtin e vitit të kaluar në Las Vegas dhe ishte i sigurt se Shibata ishte e duhura kur mësoi për pasionin e saj në lidhje me kafshët e pazakonta shtëpiake.

Cage tha për “Entertainment Tonight” se:

Ne u takuam në Japoni dhe unë isha i mahnitur nga ajo. Kishim shumë gjëra të përbashkëta. Edhe ajo i do kafshët, kështu që e pyeta nëse kishte ndonjë kafshë shtëpiake të preferuar, për të cilën ajo u përgjigj: ‘Po, kam, ketrat fluturues’. Kjo është e gjitha. Kjo mund të funksionojë.

Duke folur për karrierën e tij, Cage theksoi se ende e konsideron veten një ‘student aktrimi’, duke shtuar se ka shumë gjëra që do të dëshironte të bëjë në vitet e ardhshme.

Rikujtojmë, se vetëm 4 ditë pas zyrtarizimit të martesës së tij me grimieren Erika Koike, Nicolas Cage i dha fund lidhjes. Madje u publikua një video ku aktori shfaqej i dehur rrugëve të Los Angeles duke i bërtitur bashkëshortes së tij me të madhe.

Rreth 3 vite më parë, Cage u hodh në gjyq nga ish e dashura e tij me pretendimin se 57-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Disa kohë më parë u përfol se Nicolas ka kishte harxhuar krejtësisht pasurinë e tij për të blerë sende të panevojshme.

Aktori i famshëm dha një intervistë për “The Blast” ku u shpreh se shumë shpejt do të heqë dorë nga aktrimi pasi nuk ka më energjinë e dikurshme.