Bota

Ndërhyrja estetike i merr jetën aktores indiane Chethana Raj!

Duhet të ishte një operacion i thjeshtë për heqje dhjami, por përfundoi në mënyrë tragjike për aktoren televizive indiane Chethana Raj e cila humbi jetën gjatë ndërhyrjes estetike. 21 vjeçarja u shtrua në spitalin privat në Bengaluru pas operacionit të kirurgjisë plastike, por doktorët thanë se ajo pësoi një atak kardiak dhe mushkëritë u mbushën me ujë. Chethana ishte zhvendosur nga spitali kozmetik por kur mbërriti në Kaaade Hospital kishte humbur ndjenjat dhe nuk kishte puls.

Për 45 minuta tentuan mjekët ta rikthenin në jetë përmes frymëmarrjes artificiale por pa sukses. Prindërit e Chethana po kërkojnë këshilla ligjore për të ditur se çfarë veprimesh mund të marrin pas vdekjes së saj të papritur. Artistja, e cila kishte interpretuar në serialet indiane Geetha, Doresaani e Olavina Nildana duket nuk ishte informuar për procedurën dhe dokumenti i pranimit ishte nënshkruar nga mikesha e saj.

Babai i saj Govinda Raj tha se:

Ajo ishte shumë mirë. Dikush i kishte sugjeruar se kishte shumë dhjamë rreth belit dhe pa u konsultuar me familjen kishte shkuar në spital me shoqet e saj.

Edhe pse përpiqeni vazhdimisht të bëni aktivitet fizik, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të bëni një jetë sa më aktive, sërish lind nevoja t’i nënshtroheni trajtimeve mjekësore të specializuara siç janë ndërhyrjet kirurgjikale. Sipas Shërbimit Shëndetësore Kombëtar Britanik, në Angli çdo 10 minuta anulohet një ndërhyrje kirugjikale duke kapur shifrën rekord prej 60.000 operacionesh të anuluara pasi pacientët bëjnë disa veprime që janë kategorikisht të ndaluara dhe që mund të krijojnë komplikacione.

Kirurgjia plastike sot është më popullore se kurrë. Çdo vit, klinikat që operojnë në këtë treg realizojnë miliona procedura, nga trajtimet minimale invazive, si filler-at dhe botox, deri te operacionet komplekse kirurgjikale si rinoplastika dhe barku. Në shumicën e rasteve, këto procedura kalojnë pa probleme. Megjithatë, ka gjithmonë rreziqe kur futeni në thikë. Keni pyetur ndonjëherë se cilat procedura janë më të rrezikshme?