Showbiz

Një karrige jo e zakonshme, kjo është dhurata që ju bë Armina Mevlanit për ditëlindje

Pak ditë më parë, blogerja e famshme Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen me një festë private me stil bohemian të organizuar në oborrin e shtëpisë së saj.

Krahas dhuratave të shumta që ka marrë, njëra prej tyre është kaq e veçantë saqë bukuroshja e ka cilësuar si dhuratën më të mrekullueshme që i është bërë ndonjëherë.

Nëse mendoni se bëhet fjalë për ndonjë aksesor apo bizhuteri, gaboheni. Arminës i është dhuruar një karrige por për të, aspak e zakonshme.

Kjo karrige me dizenjo pop-arti, është prodhuar nga marka italiane Seletti në bashkëpunim me Studio Job në Belgjikë.

Artisti, në krijimtarinë e tij ka nxjerrë një set karrigesh të cilat kanë të kombinuara teknikat tradicionale me ato moderne të pop-artit nga e cila është frymëzuar dhe dyqani i veshjeve të saj.