Celebrities Fashion Magazine

Një princeshë e vërtetë si Angelina Jolie!

Pas një jave shumë intensive me momente goxha të rëndësishme në lidhje me premierat e promovimit të një prej filmave që pritet të fitojë një sukses tëjashtëzakonshëm ‘Eternals’. Ajo ka arritur që të fitojë vëmendjen e të gjithëve në lidhje me veshjen e saj. Fustanet e saj por edhe të vajzave të saj të cilat risollën disa nga veshjet e saj të rikrijuara.

Por këtë herë ka qenë diçka krejtësisht ndryshe dhe shumë e magjishme. Angelina Jolie debutoi me një tjetër pamje krejtësisht mahnitëse. Duke pozuar për të krijuar një portret të veçantë përpara premierës së madhe në Londër.

Jolie dukej shkëlqyese me një fustan të modës së lartë të Valentino-s që nga koleksioni i vjeshtës së vitit 2018. E stiluar nga Jason Bolden, pamja krijonte një look komplet në ngjyrë metalike dhe në ar, me dantella të qepura me dorë që përsëritnin gjethet në pjesën e sipërme të trupit.

Ajo mund të jetë me të vërtetë duke luajtur rolin e një superheroi të ‘Marvel’-it, por Angelina solli magjepsjen e vërtetë të një princeshe të ‘Disney’-t me fustanin përrallorë.

Vlen për t’u theksuar se një nga zgjedhet e fundit të bukuroshes Jolie u duke me vend dhe kjo për arsyen e vetme pasi ajo e porositi markën e njohur ‘Versace’ t’i krijonte një pamje që i përkiste komplet një bote tjetër për premierën e ‘The Eternals’ në Festivalin e Filmit në Romë, në daljen më të fundit të superheroinës së ‘Marvel’, por askush nuk mundi ta parashikonte nivelin e hollësisë së pabesueshme të detajeve që na e dëshmoi në tapetin e kuq. Duke i dhënë një hije fantastike komplet posturës së saj të trupit pasi ai fustan në ngjyrë të argjendtë dhe plot shkëlqim e bënte Jolie-n të dukej thjesht e jashtëzakonshme.