Celebrities Fashion Showbiz

Një tjetër yll zgjedh stilistin shqiptar Valdrin Sahiti!

Te shumtë janë personazhet e famshëm që ndër vite ia kanë besuar atij veshjet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Ai është shumë i përkushtuar në ҫdo detaj të secilës prej veshjeve që krijon, duke qenë koherent me tendencat botërore e shpeshherë duke e sjellë ai vetë atë që do të shndërrohet në trend.

Po flasim për Valdrin Sahitin, i cili ka spikatur me kreativitetin e tij. Suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton në evente shumë të rëndësishme.

Së fundmi edhe Nicole Scherzinger ka zgjedhur të vishet nga stilisti shqiptar. Artistja ka ndarë disa foto nga shfaqjet e fundit që ka mbajtur dhe një nga veshjet e saj mban firmën e Valdrinit. Nicole ka zgjedhur të veshë një fustan të zi me detaje shumë të veçanta të cilat e bëjnë të duket unike.

Së fundmi, ylli televiziv Khloe Kardashian në daljen e saj të fundit publike gjithashtu ka zgjedhur një fustan të punuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Valdrini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një video ku shihet Khloe, Valdrini ka shprehur falënderimit ndaj yllit Kardashian për përzgjedhjen e markës së tij.