Bota

Nju Jorku “josh” të pavaksinuarit, zbuloni sa paguan po u vaksinove!

100 dollarë për këdo që vaksinohet! Kjo është ideja e Nju Jorkut për të bindur njerëzit No-vax të pranojnë të imunizohen!

Ndërsa fushata e vaksinimit po shkon mos më keq dhe përballë kërcënimit nga varianti Delta i koronavirusit, Molla e Madhe po tenton një lëvizje të dëshpëruar në një qytet ku i gjithë frustrimi bie mbi autoritetet.

Kryebashkiaku Bill De Blasio:

Ndihmat ndihmojnë shumë. Mendoj se është një masë shumë, shumë joshëse për nju jorkezët e që do të ketë ndikim të rëndësishëm.

Paratë do të shpërndahen nga nesër, të disponueshme për të gjithë ata që paraqiten për dozën e parë të vaksinës në qendrat respektive të vaksinimit. Fondet jepen përmes një karte debiti me parapagesë që pritet të dorëzohet në 15 minutat e para pas vaksinimit, kohë kur i vaksinuari mbahet nën vëzhgim për arsye sigurie.

Autoritetet po bëjnë gjithçka që Nju Jorku të mos rikthehet në epiqendër të epidemisë në Amerikë, siç ndodhi muaj më parë. Këto ditë, De Blasio nxorri urdhërin që detyron nëpunësit publikë në Nju Jork të vaksinohen kundër COVID-it.

24 orët e fundit, në shtetin e Nju Jorkut u regjistruan 2.203 raste të reja e 275 viktima, pjesa më e madhe në qytetin me të njëjtin emër e në disa zona në Long Island.
Në qytetin e Nju Jorkut, vetëm 54% e banorëve janë vaksinuar plotësisht.