Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni se ku ka qenë ndalesa e fundit e ‘muajit të mjaltit’ e Arbanës dhe Eduartit!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

E teksa nga ceremonia nuk kemi parë ende pamje dhe nuk ka asnjë foto të ciftit, të paktën prezantuesja nuk na i ka kursyer postimet nga pushimet e tyre pas dasmës. Teksa kanë shëtitur në vende të ndryshme duke kaluar kështu ‘muajin e mjaltit’, duket se ditëve të pushimit u ka ardhur fundi.

E nëse jeni kuriozë për të mësuar se ku ka qenë ‘stacioni i fundit’ na e zbulon vetë Arbana, teksa tregon se së bashku me Eduartin janë duke blerë lodra për fëmijët e tyre.

Ndalesa e fundit e ‘muajit të mjaltit’

Pas kësaj ceremonie martesore që u zhvilluar ‘larg syve të publikut’, për të gjithë dashamirësit e saj, prezantuesja ka reaguar për herë të parë me anë të një deklarate në Instastory ku shprehej shumë e lumtur dhe falenderuese për gjithë të pranishmëve, por jo vetëm.

Ka qenë vetë Arbana ajo e cila pak ditë më parë na ka zbuluar disa detaje të vogla nga ceremonia martesore, një dhuratë shumë speciale, unazën dhe një copëz nga fustani i nusërisë dhe disa pamje nga ambientet e ceremonisë.