Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni veprimin më të fundit plot adrenalinë nga Elgit Doda!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Së fundmi, producenti ka shkuar në Dubai dhe duket se ka vendosur që mos të khehet në Shqipëri pa disa aventura të çmendura. Vetëm pak më parë me anë të një Instastory, ai ka ndarë me ndjekësit faktin se ka provuar hedhjen me parashutë nga avioni.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ka qenë tepër i suksesshëm edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, e disa prej tyre kanë qenë dhe ato në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj. Duket se artistët kanë vendosur të na surprizojnë sërish e këtë herë bëhet fjalë për Romeon. Pak javë më parë dyshja na ka treguar se kanë gati këngën e tyre më të re.

Por, nëse mendonit se do të jetë vetëm kjo e keni gabim pasi Elgiti krahas një ‘selfie’ na ka paralajmëruar që të qëndrojmë gati për surprizat e tij.