Celebrities Film & Tv

Olta Gixhari në sytë e aktorëve të tjerë të “Në kuadër të dashurisë”…

Olta Gixhari është një nga protagonistet e “Në kuadër të dashurisë”, që bashkë me Luiz Ejllin, luajnë një çift të martuarish në film. Kurioziteti patjetër që është i madh, por na duhet të presim deri në muajin tetor për të parë filmin. Megjithatë, disa detaje janë zbuluar. Në një intervistë ekskluzive, yjet e “Në kuadër të dashurisë” janë shprehur më shumë për rolin e tyre, apo dhe skenat më të vështira që iu është dashur të luajnë. E së fundmi, Ndriçim Xhepa dhe Sara Hoxha, kanë shprehur marrëdhënien e tyre me Olta Gixharin në sheshxhirim dhe jo vetëm…

Ndriçim Xhepa:

Unë e shoh personazhin e Jonidës, pra të Olta Gixharit, bijës sime në film, në mënyrë krejtësisht të natyshme sepse unë njihem me Oltën kur ajo ishte student në shkollë, në vitet 2005-2006. Në lëndën e të folurit skenik e kam pasur student dhe i kam kofidencat edhe miqësore edhe profesionale me të, kështu që nuk kisha asnjë problem në marrëdhënie me të. 

Sara Hoxha:

Marrëdhënia ime me Oltën në film, me Jonidën, është e ngjashme me marrëdhënien tonë edhe jashtë filmit. Pra ne kemi mendimet tona të ndryshme, për gjëra të ndryshme, por prapë e duam shumë njëra tjetrën dhe kuptohemi shumë mirë. Ngjarjet në film na çojnë në drejtime të kundërta, mendoj. Por që prapë e kam motër dhe nuk kam ku ta çoj…