Showbiz

“Once Upon a Time in Hollywood” filmi më i mirë nga Quentin Tarantino

Filmi i shumëpërfolur i regjisorit Quentin Tarantino bëri debutimin e tij të parë ditën e djeshme dhe duhet theksuar se është vlerësuar shumë.

Ky është filmi i 9-të i regjisorit i cili ka mbledhur një kast me aktorë të talentuar sidomos kur bëhet fjalë për protagonistët Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio.

Në festivalin e Kanës, “Once Upon a Time in Hollywood” u duartrokit plot 7 minuta ndërkohë që fansat presin me padurim ta shohin në Kinema.

Kritikët e vlerësuan këtë realizim të Tarantino si filmi më i mirë i tij që pas “Pulp Fiction” të vitit 1994.

Filmi do të dalë në kinema më 26 qershor 2019 ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar më 15 gusht.