Celebrities Gossip Showbiz

Për të gjithë artistët që kanë zgjedhur të bashkëpunojnë, Don Xhoni ka një dedikim shumë të ashpër!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Vetëm një javë më parë ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. E të gjitha këto duket se e kanë bërë që ‘Ike’ në vetëm pak kohë të arrijëmi 5 milionë klikime në platformën YouTube dhe këtë artisti nuk ngurron ta tregojë në rrjetet e tij sociale.

Teksa ka postuar një video nga koncerti i tij më i fundit ku i gjithë publiku këndon ‘Ike’, Don Xhoni nuk e ka kursyer një ‘thumb’ të ashpër për të gjitha bashkëpunimet e këtij sezoni veror duke treguar se ia ka dalë i vetëm të ketë gjithë këtë sukses.

Dëshmi e gjallë e pyetjes “Çfarë quajmë hit”? A i keni bërë bashkëpunimet e verës gati ju? 

Jo vetëm fakti se Ariana dhe Don Xhoni shfaqen më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja na ka konfirmuar jo vetëm ribashkimin, por na shton dyshimet se mund të jetë martuar me reperin pasi ka bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i tij) dhe në gishtin e martesës ka të vendosura dy unaza floriri.