Celebrities Gossip Showbiz

Përsëri në “Për’Puthen”, Efi Dhedhes dhe Bora Zemani postojnë foto së bashku nga prapaskenat!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Bora vazhdon të jetë moderatore në programin “Për’Puthen” e vetëm pak më parë ka postuar një foto në ‘Instastory’ me Efi Dhedhes, e cila ka qenë pjesë e programit sezonin e kaluar dhe ka shumë pak ditë që është eleminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”. Duket se Efi do të jetë e ftuar në ‘Primen’ e “Për’Puthen” dhe për shkak se të dyja bukuroshet gjithmonë janë përfolur shumë për ngjashmërinë fizike me njëra-tjetrën, në foto Bora ka shkruar:

Nuk ngjajmë shumë këtu po nejse 

Herë tjetër duhet të përpiqemi më shumë

Por, përpos karrierës Bora është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. E këtë herë partneri i saj Donaldi na ka treguar se sa e përkushtuar është në një lidhje Bora, teksa ka ndarë me ne një video shumë ‘të ëmbël’. Prezantuesja shfaqet duke i shërbyer Donaldit kafen e mëngjesit e  jo vetëm kaq pasi ai ia kthen duke e quajtur bukuroshen sheqer e mjafton gishti i saj për ta ëmbëlsuar.