Bota Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Piloti humb ndjenjat gjatë fluturimit, pasagjeri ia del të ulë avionin me sukses!

Një pasagjer pa përvojë në fluturim arriti të ulë me sukses avionin në një aeroport në Florida me ndihmën e kontrollorit të trafikut ajror, pasi piloti humbi ndjenjat. Situata dramatike ndodhi kur pasagjeri u kap në audio duke i thënë kontrollit të trafikut ajror se ai nuk e kishte idenë se si ta drejtojë avionin. Sipas CNN, pasagjeri i paidentifikuar në audion e LiveATC.net u shpreh se:

Kam një situatë serioze këtu. Piloti im është pa ndjenja. Nuk ia kam idenë si ta drejtojë aeroplanin.

Kontrolli i trafiku ajror iu kthye duke i thënë se:

Roger, cili është pozicioni juaj? Përpiquni të mbani krahët në nivel dhe shikoni nëse mund të filloni të zbrisni. Shtyni kontrolloret përpara dhe zbrisni me një ritëm shumë të ngadaltë. Përpiquni të ndiqni bregdetin, qoftë në veri apo në jug. Ne po përpiqemi t’ju gjejmë.

Pasi pasagjeri kontaktoi kontrollorin e trafikut ajror, avioni privat u vendos në radar brenda katër minutave. Kontrollorët e trafikut ajror gjetën avionin, i cili raportohet të ishte një Caravan Cessna. Avioni u ul pa asnjë problem. Kontrollori i trafikut ajror tha nëpërmjet radios se:

Jeni dëshmitar se si pasagjerët ulën një aeroplan.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thuhet se po hetojnë incidentin. Ndërkaq, rikujtojmë se duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme, data 16 maj, Bashkimi Europian nuk do të kërkojë më mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë. Ky është një tjetër zhvillim, që vjen në kohën kur masat kundër koronavirusit po vijojnë të lehtësohen në mbarë Bllokun europian.