Showbiz

Reperi Getoar Selimi shpreh mbështetjen ndaj UÇK-së

Ditën e djeshme, u arrestuan disa ish-pjesëtarë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa reagime të njëpasnjëshme si nga populli ashtu edhe nga politikanët. Kanë qenë edhe personazhet publike të estradës shqiptare të cilët kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes së djeshme.

Reperi, Getoar Selimi një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar, në llogarinë e Instagramit, ka publikuar një imazh me mbishkrimin “UÇK”, duke treguar kështu se po përkrah këta të fundit që u arrestuan.

Ditën e djeshme, edhe këngëtari Genc Prelvukaj lajmëroi shtyrjen e këngës së tij më të re. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, këngëtari u shpreh se detyra e të gjithëve është të jenë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.