Celebrities Ndryshe

Robert Aliaj Dragot: “Në televizion ka vetëm njerëz që mendojnë se prapanica ka më shume vlerë se koka!”

Në një intervistë në “Ndryshe” ditën e sotme, ishte Robert Aliaj Dragot, i cili u shpreh për artin, politikën, dhe mbi të gjitha mesazhin e televizionit. Duke u treguar mjaft kritik, Aliaj pohoi se qëllimi i vërtetë i televizionit nuk zbatohet në Shqipëri, duke u promovuar antivlerat dhe jo vlerat.

Nuk jam tip konfliktual, jam njeri shumë komod… Unë jam konfliktual në televizion sepse ai promovon vetëm imazhe kokboshe, njerëz që mendojnë se prapanica ka më shume vlerë se koka. Mbushet paneli me njerëz delirant, pothuajse në limitet e personaliteteve të prostituara. Televizioni ka një mision më të vyer se kaq. Misioni është edukimi, mesazhi. Nëse bëhem agresiv dhe fyej, nuk pendohem, Kur humbas respektin mund të fyej sepse nuk kam asnjë përgjegjësi… Po sheshim imoralitet pafund çdo sekondë.

Ndërkohë, ai theksoi se mungon mesazhi dhe shembulli i mirë për vajzat e reja, teksa përkundrazi në televizion ka vetëm provokim dhe antivlera ekstreme.

Vajzat e reja kanë nevojë të dëgjojnë diçka interesante në televizion sepse janë pa orjentim fare. Vetëm shohin këto karikaturat që dalin ekstrem provokuese, ekstrem vulgare dhe shesin mend që i kanë blerë brek*t në Milano. U çkodua, nuk ka orjentim.

Aliaj nuk u kursye as në komentet për politikën dhe artistët shqiptarë, teksa gjithashtu na zbuloi më shumë nga vetja dhe dëshirat e tij mbi pikturën dhe muzikën.