Showbiz

Robert De Niro i jep fund martesës së tij 20-vjeçare

Aktori i famshëm hollivudian Robert De Niro i ka dhënë fund martesës 20-vjeçare me Grace Hightower dhe këtë e raporton “Page Six”.

75-vjeçari kohët e fundit është shfaqur i vetëm në evente të ndryshme dhe gjithashtu është zbuluar se ka javë që nuk jeton më në shtëpinë e tij.

Ende nuk dihet se përse aktori i “Meet the Fockers” ka vendosur të ndërmarrë një vendim të tillë por dyshja, të cilët kanë lidhur kurorë në vitin 1997, prej vitesh nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Ata janë prindër të një djali i cili quhet Elliot dhe një vajze emri i së cilës është Helen.