Gossip Showbiz

Si çdo nëne tradicionale shqiptare, edhe Vera Ora-s i “qan zemra” kur Rita zhvishet më shumë se sa duhet!

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora ka postuar disa foto tepër sensuale në rrjetin social Instagram, ku shfaqet e veshur me të brendshme të shkurtra të materialit xhins dhe një xhaketë të gjelbër në pjesën e sipërme. Në pjesën lart bukuroshja shfaqej ‘topless’ dhe kështu pamja e saj ishte pak më shumë se sa duhet e ekspozuar.

Mes shumë komenteve që Rita mori në foto, më epikja ishte ai i nënës së saj, Vera Ora e cila zakonisht e ngacmon me komente të bijën. Si një nënë tradicionale shqiptare, mamaja e Rita-s duket se nuk e ka pëlqyer aspak veshjen e ekspozuar të së bijës dhe në formë ironie ose jo i ka shkruar:

“Ato kupaçke të vogla”,-duke iu referuar të brendshmeve me material xhins që bija e saj kishte veshur në këtë paraqitje. Ju si e komentoni këtë veshje? Në fakt ne nuk është se na bën shumë habi pasi Rita shquhet për veshjet e saj super ekstravagante.

Ndërkaq, rikujtojmë se Rita ka kaluar një eksperiencë të gjatë si trajnere në talent-show “The Voice Australia”. Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi për në kontinentin e largët, për të qenë në rolin e një prej anëtarëve të jurisë në atë që është kthyer në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Australi.

Ndonëse kënga e saj “Bang Bang” është publikuar në shkurt të këtij viti, ajo tashmë ka shënuar një hyrje të re në ‘Top 10’ këngët më të dëgjuara të momentit në iTunes, në Australi. Së fundmi, gjithashtu artistja e njohur ka qenë pjesë e një vlogu interesant të “Wired”, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të. 

Sa i përket jetës sentimentale, 30-vjeçarja dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, tashmë po planifikojnë të martohen. Çifti filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që duket se sa vjen e po forcohet çdo ditë e më shumë.